VIDEO/ Xhaka shënon super gol, Bajeri merr edhe trofeun e Kupës

Bajer Leverkuzeni ka shënuar fitore ndaj Kaiserslautern me rezultat 1-0 në finalen e Kupës së Gjermanisë, ku vendosi super goli i shënuar nga Granit Xhaka. Dy skuadrat e nisën ndeshjen në sulm ku kishin nga një rast, fillimisht Kaiserslautern rrezikoi me Daniel Hanslik, ndërsa “Aspirinat” u kundërpërgjigjën me Florian Virtz. Momenti më i bukur i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të, kur Granit Xhaka realizoi një super gol me një goditje nga 30 metra për 1-0.

Bajer Leverkuzeni kishte dy raste me Alejandro Grimaldon, po që nuk e gjetën rrjetën, ndërsa në minutën e 44-të mbetën me dhjetë veta në fushë kur Odilon Kossounou doli me karton të kuq. Duke parë që Bajeri mbeti me dhjetë lojtarë, pjesa e dytë kishte më pak raste dhe ishte më e kujdesshme.

Josip Stanishiç ishte afër të shtonte epërsinë e Bajerit, ndërsa Ragnar Açe rreziko për Kaiserslautern. Rast të mirë në minutën e 75-të, kishte edhe Xheremi Frimpong, por as ky nuk ia arriti të shënonte. Krejt në fund edhe Florian Virtz ka mundur të shënojë, por portieri Julian Krahl bëri pritje të madhe.

Bajer Leverkuzeni fiton edhe Kupën e Gjermanisë pas Bundesligës duke marr me vete të gjithë trofetë vendor në këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button