VIDEO / Zhires viziton kampin edukativ, stadiumin “Fadil Vokrri” dhe selinë e FFK-së

Përzgjedhës i ri i Kosovës, trajneri francez, Alain Zhires, në shoqëri të presidentit Agim Ademi, nënkryetarit Bakir Burri, drejtorit të ekipit kombëtar, Muharrem Sahiti dhe menaxherit Bajram Shala, ka vizituar Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, stadiumin “Fadil Vokrri” dhe selinë e FFK-së.

Ai është shprehur i lumtur me atë çfarë ka parë dhe ka përgëzuar drejtuesit e FFK-së që për një kohë kaq të shkurtër pas anëtarësimit në UEFA e FIFA kanë arritur në një nivel të tillë të infrastrukturës.

Zhires së bashku me presidentin Ademi kanë bërë homazhe edhe tek shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri, për të cilin përzgjedhësi i ri i kombëtares së Kosovës, ka thënë se ka pasur një lidhje shumë të fortë miqësore.

LEXO EDHE:

Back to top button