Vieira flet për incidentin në terrenin e Evertonit

Patrik Viera e ka komentuar përplasjen fizike që ai pati me një tifoz të Evertonit pas ndeshjes në të cilën “The Toffies” e fituan me rezultat 3-2. Festa për këtë fitore, e cila ia siguroi një vend në Premier Ligë  edhe sezonin e ardhshëm  për Evertonin, eksaloi aq shumë, sa që tifozët dolën në fushë.

Në këso rrethana, shpesh janë të pashmangshme kontaktet fizike. Një të tillë e pati pikërisht francezi, i cili e goditi me shkelm një tifoz të kundërshtarëve pasi ky i fundit e provokonte vazhdimisht. I pyetur në lidhje me këtë situatë, ish-lojtari i Arsenalit tha se nuk di ç’të thotë për këtë incident.

“Nuk kam çfarë të them në lidhje me këtë çështje. Sa i përket kësaj lojës, ne humbëm kontrollin fizikisht dhe mentalisht. U bë e vështirë të krijonim shanse më”, tha ai.

Kjo humbje nuk i prishi shumë punë skuadrës së francezit sa u përket objektivave sezonalë, ndërsa për Evertonin do të thoshte shumë, pasi ishin në “zonën e kuqe” për të rënë nga liga.

LEXO EDHE:

Back to top button