Vihen në pranga 18 ish basketbollist të NBA-s !

Lajme shokuese vijnë nga SHBA, ku mediat kanë zbuluar se 18 ish-basketbollistë të NBA-së janë arrestuar nga policia federale në SHBA, pas akuzave për mashtrim. Mediat amerikane raportojnë se grupi ka përvetësuar rreth 4 milionë dollarë.

Ish basketbollistëb e NBA-s kanë shfrytëzuar programin e Përfitimit të Mirëqënies dhe Shëndetit në NBA, duke mashtruar me letra që falsifikoheshin me qëllim që të përvetësohen miliona dollarë.

Të arrestuarit janë: Terence Uilliams, Alan Anderson, Antoni Alen, Shanon Braun, Uilliam Bunami, Ronald Glen “Big Baby” Davis, Kristofer Dagllas-Roberts, Melvin Eli, Jamario Mun, Darius Miles, Milton Palasio, Ruben Paterson, Edi Robinson, Gregori Smith, Sebastian Telfir, Çarles Uatson, Antoine Rajt dhe Antoni Uroten.

Lajmi ka pushtuar mediat amerikane pasi të 18-të të arrestuarit janë emra shumë të njohur në NBA duke shokuar dhe vetë fansat e tyre. Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane 16 prej tyre janë lënë në paraburgim dhe pritet që në ditët në vijim të merret një dënim i plotë për të gjithë grupin.

LEXO EDHE:

Back to top button