Vihet në dyshim e ardhmja e trajnerit Amorim, humb besimin e futbollistëve
E ardhmja e Ruben Amorim te Man. Junajtedi është vënë edhe më shumë në dyshim, pasi tanimë edhe futbollistët kanë filluar të jenë kundër tij. Sipas mediumit “The Guardian”, disa lojtarë të Man. Junajtedit po vënë në pikëpyetje efektivitetin e taktikave dhe aftësive të menaxhimit të lojtarëve të trajnerit Ruben Amorim.
Dyshimet vijnë pas një fillimi të vështirë të sezonit për ekipin nga “Old Trafford”. Man. Junajted u eliminua nga Kupa e Ligës në raundin e dytë, pasi humbi ndaj ekipit të divizionit të katërt Grimsbi Taun në penallti.
Në Premier Ligë, ata kanë një humbje ndaj Arsenalit (0-1) dhe një barazim kundër Fulhamit (1-1). Raporti thotë se lojtarët kanë probleme me këmbënguljen e trajnerit në përdorimin e formacionit 3-4-3. Qasja e tij ndaj menaxhimit të skuadrës thuhet gjithashtu se shihet nga disa si joproduktive. Drejtori sportiv I Man. Junajtedit, Xhejson Uillkoks, thuhet se është në dijeni të problemeve dhe mund të ndërmarrë hapa për t’i zgjidhur ato








