Vihet në dyshim qëndrimi i Piolit, Maldinit, Masaros….peshon humbja e 30 mln euro

“Gazzetta dello Sport”, në edicionin e sotëm bën një bilanc të situatës në lidhje me të ardhmen e Milanit. Me renditjen që flet për një luftë të plotë për Ligën e Kampionëve, askush nuk ka një të ardhme të sigurt. Në fakt, për klubin kuqezi është thelbësore arritja e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Mos arritja e vendit të katërt, siç shpjegon “Gazzetta”, do të thoshte një humbje prej rreth 30 milionë euro. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve, është kusht themelor për një projekt të nivelit të lartë. Pa të, të gjithë do të viheshin në pikëpyetje: nga trajneri Stefano Pioli e deri te drejtuesit Maldini dhe Masara. Pra, surprizat e hidhura nuk mund të përjashtohen apriori.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është intervistuar nga mikrofonat e kanalit telematik të kuqezinjve në fund të ndeshjes ndaj Udineses, të cilën e humbi 3-1.

“Ka shumë momente në ndeshje, që ndikuan në rezultat. Paraqitja jonë ishte e pamjaftueshme për cilësinë, energjinë. Episodet peshojnë shumë, ta përfundonim pjesën e parë në barazim padyshim që do të ishte më mirë. Ne nuk ishim një ekip i tillë për të marrë një rezultat ndryshe. Duhet të bëjmë më mirë. Nuk duhet të ketë versione të ndryshme të Milanit. Ne kemi një lojë të qartë, por duhet ta tregojmë në fushë. Dhe ne dimë se si ta bëjmë këtë.

 

Është fare e qartë se e kemi pasur një fillim të vështirë në 2023. Nuk na duhej kjo disfatë, sepse kampionati është shumë i rëndësishëm dhe shumë i balancuar. Jam i zhgënjyer me punën time, isha i sigurt se e përgatita mirë ndeshjen dhe i motivova si duhet lojtarët. Nuk duhet të synojmë vetëm Ligën e Kampionëve, por edhe një vend mes katër të parëve në Serie A,” tha mes tjerash Pioli.

LEXO EDHE:

Back to top button