Vijojnë ndëshkimet për Rita Orën, këngëtarja u përjashtua nga emisioni pas thyerjes së rregullave të Covid-19

Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto periudhë për shkak se theu dy herë rregullat e pandemisë. Ajo udhëtoi drejt Egjiptit pa kryer tampon dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, duke mos ruajtur në këtë mënyrë as distancën fizike. Për këtë arsye ajo mori një lumë kritikash nga fansat dhe një gjobë prej 10 mijë paund.

Ajo fitoi edhe“çmimin” për “sjelljen më të keqe të vitit” së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur. Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zgjedhur bashkë me ekspertin e sjelljeve, William Hanson, VIP-at që janë sjellë më keq këtë vit dhe që sigurisht kanë rënë në sy të publikut për këtë shkak.

Për shkak të thyerjes së rregullave, që në këtë kohë të vështirë duhet të ndiqen me patjetër, këngëtarja është përjashtuar edhe nga programi “The Masked Dancer”, në të cilin ishte pjesë e jurisë.

Sipas një burimi për “The Sun” këngëtarja ka kohë që është larguar nga programi dhe emisionet e fundit kanë qenë të regjistruara, sepse ajo është larguar menjëherë pas thyerjes së rregullave për ditëlindjen e 30-të. Ndërkohë pritet që këngëtarja të zëvendësohet nga Oti Mabuse, 30 vjeç. “Me përvojën e saj të kërcimit dhe popullaritetin e saj tek audiencat, ajo do të ishte perfekte për “The Masked Dancer”, ka thënë një burim.

LEXO EDHE:

Back to top button