Vijojnë protestat në Shqipëri, kërkohet dorëheqja e Ramës

Vijojnë protestat në Shqipëri për vrasjen e 25-vjeçarit nga ana e policisë. Qindra protestues janë mbledhur te Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe disa rrugë të tjera janë zbrazura nga gazi lotsjellës. Shoqërime ka dhe tek Kryeministria të protestuesve. Një autobot me ujë ka hyrë në Bllok, duke ndjekur protestuesit për t’i shpërndarë. Para Kryeministrisë është kthyer qetësia, ndërsa forcat e policisë janë shpërndarë ashtu si protestuesit në gjithë qendrën e kryeqytetit.