Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, tre viktima dhe dhjetëra të plagosur
Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, tre viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tre persona mbeten të vrarë dhe njëzet të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse provincën Dnipropetrovsk, në jug të Ukrainës.
“Një ndërtesë pesëkatëshe u përfshi nga flakët në Dnipro. Është pjesërisht e shkatërruar. Mund të ketë njerëz në rrënojat”, tha guvernatori rajonal Serhii Lysak në Telegram.
Nga ana tjetër në Rusi, Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit, njoftoi se 25 objektiva ajrore u rrëzuan, ndërsa po shkonin për në qytetin me të njëjtin emër, pranë kufirit me Ukrainën.