Vila e Rashkovskit në Pobozhje do të kushtojë gjysmë milioni euro

Sa kushton pallati luksoz, që familja Rashkovski ka në plan ta ndërtojë në lagjen Pobozhje, rrëzë Karadakut të Shkupit. Pasi dje njoftuam se fëmijët e mitur të ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë paraqiten si investitorë, në një vilë super të rehatshme prej 800 metra katrorë edhe sot parashtruam pyetje për Rashkovskin. Sa para duhet të ndajë familja Rashkovski, nga buxheti familjar, që ta ndërtojë atë projekt grandioz. As sot nuk morëm përgjigje.

Pyetje për Dragi Rashkovskin:

“Z. Rashkovski, në emër të përgjegjësisë dhe interesit publik, sa do të kushtonte objekti që planifikoni ta ndërtoni në Pobozhjë?”

Sipas projektit, në të cilin kishim qasje, në vilën super luksoze janë paraparë pishinë, palestër, dhomë për bilardo, qilarë vere dhe pajisje të ndryshme të tjera.

Meqenëse Rashkovski nuk na u përgjigj, pyetëm inxhinier ndërtimor se sa kushton ndërtimi i një objekti të tillë banimi prej 800 metrash katrorë, nëse ndërtohet sipas standardeve maqedonase për përdorimin e materialeve të disponueshme në treg.

 “Të gjitha punimet ndërtimore dhe të tjera deri në karabinë, do të kushtonin diku 450 mijë euro apo më saktë prej 420 deri në 450 mijë euro- deklaroi Trajko Trajkovski- inxhinier ndërtimi.

Në Pobozhje, parcela prej disa mijëra eurove është rrafshuar. Janë prerë pemët kurse terreni është rrafshuar. E pyetëm Trajkovskin sa kushton vetëm rrafshimi i hapësirës.

“Dy euro e gjysmë për një metër katror është vetëm pastrimi i terrenit në pjesën horizontale, madje nuk është patjetër edhe në horizontale, por thjeshtë të ketë pozitën e pastër- tha Trajko trajkovski, inxhinier ndërtimor.

Kërkesa për leje ndërtimore në komunën Çuçer Sandevo, familja Rashkovski e ka dorëzuar para dy ditëve. Sipas komunës, për vilën luksoze ata do duhet të paguajnë taksa komunale prej 10 eurove për një metër katror, apo gjithsej 8 mijë euro. Rashkovski në Pobozhje posedon 11 mijë metra katror tokë bujqësore. Komisioni kundër korrupsionit paralajmëroi se edhe më tej do hetojë nëse Rashkovski shpenzon më shumë sesa fiton dhe nëse të ardhurat mujore i lejojnë të blejë tokë por edhe të ndërtojë pallat luksoz.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button