Vinisius Zhunior shpalos kombëtaret favorite për titullin në “Katar 2022”

Botërori në Katar fillon pas 3 javë. Mendjet e lojtarëve tashmë dalëngadalë drejtohen kah turneu final, megjithëse kanë ende shumë detyra në nivelin e klubeve. Ylli i ri i Real Madridit, Vinisius Xhunior ka shprehur pritshmëritë e tij para Kupës së Botës. Braziliani shprehu mendimin e tij për favoritët e turneut të ardhshëm.

“Ky do të jetë një Botëror i veçantë për mua dhe për të gjithë ata që shpresojnë se Brazili do të arrijë një rezultat të mirë. Pas një kohe të gjatë kemi një ekip vërtet të fortë. Kombëtarja më e mirë është gjithmonë ajo që ka fituar Kupën e Botës së fundit. Mendoj se Franca është më e mira për momentin, por kjo mund të ndryshojë gjatë turneut. Shumë skuadra kanë shanse të mira për trofeun dhe këtu janë Argjentina, Brazili, Anglia, Gjermania… Të gjithë do të kenë shanse, por le të fitojë Brazili”, përfundoi lojtari i Real Madridit.

Nisma e Botërorit do të jetë më 20 nëntor me ndeshjen mes nikoqirit, Katarit dhe Ekuadorit. Ndërkohë turneu do të zgjasë deri më 18 dhjetor kur është paraparë edhe finalja e madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button