Virusi, 127 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI


127 të infektuar më virus korona janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 1574 testime të bëra. Më shifrat e fundit, numri i të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 14998. Prej tyre 2235 janë raste aktive. Ministria e Shëndetësisë informoi se  gjatë natës 5 persona kanë humbur betejën me këtë virus. Viktimat janë të moshës nga 53 deri 81 vjeç.  Dy nga prej tyre janë nga Gostivari dhe nga një nga Kumanova, Shtipi, Prilepi. Deri tani virusi korona ka marrë jetën e 614 personave. 95 qytetarë i shtohen listës së të shëruarve, ku gjithsej figurojnë 12149 persona. Në Klinikën Infektive kujdes mjekësorë pranojnë 89 persona, 47 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi. Ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” janë të shtrirë 24 pacientë, 2 prej të cilëve në aparat për frymëmarrje artificiale. Në qytet tjera numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë në spital  është 114.

LEXO EDHE:

Back to top button