Tetovë, s’ka zgjidhje për parkimin ilegal të furgonëve


Ushtrojnë këtë profesion që prej dy dekadash. Gjithnjë kështu në mënyrë klandestine, duke u parkuar fshehurazi aty ku do gjejnë një vend parkimi për të marrë udhëtarë.

Transporti me furgonë është mënyra e vetme për transportimin e udhëtarëve nga fshatrat dhe komunat e tjera në rajonin e Tetovës. Megjithatë Komuna e Tetovës nuk ka zgjidhur ende problemin me mungesën e një vend parkimi adekuat. Shoferët e furgonëve nga ana tjetër pavarësisht gjobave që marrin nga policia vijojnë të parkohen në mënyrë të parregullt.

 “Patjetër që e duam, gati 20 vjet ne e presim atë vend, por nuk na lejojnë, komuna nuk na jep licencën për parkingun pas atje, për 20 vjet e kemi këtë problem. Policia na dënon nga 40 – 45 – 100 euro, varësisht ku ndalemi. Duhet të na liroje, të bëjmë marrëveshje me komunën të

“Nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës apelojnë që shoferët e furgonëve të kenë kujdes dhe të mos parkohen mbi urë, përndryshe, do pasojnë dënime sipas Nenit 66 Alinea 3, ku parashihet dënim prej 180 eurove për parkim apo ndalesë mbi urë”.

Parkimi i tyre mbi urë, shkakton kaos dhe shpesh bllokon trotuarin ku kalojnë qytetarët, të cilët ankohen se, detyrohen të ecin në rrugën kryesore.

 “Ka vetëm një përgjigjje, po, duhet vend i caktuar për këta kombit që edhe qytetarët të dinë ku

“Pasojat na vijnë nga ajo se nuk ka parking, edhe ata duhet diku të parkohen ama mungesa ka të parkingjeve në Tetovë, sepse  ndërtesat janë bërë përgjatë rrugës ndërsa parkingje nuk ka kund. Komuna nuk e realizon dot se i ka blloku rrugët me pallate”.

Nga komuna e Tetovës, Sektori për Komunikacion, edhe pse muaj më parë premtonin se do gjejnë një vend të posaçëm për frugonët, tani thonë se për furgonët që kanë më pak se 21 ulëse, nuk parashikohet caktim i vendit për parkim, sepse ata llogariten si transport i vet-organizuar.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button