Virusi i zorrëve tek fëmijët: Simptomat për të cilat duhet të shkoni menjëherë te mjeku
Virusi i zorrëve tek fëmijët: Simptomat për të cilat duhet të shkoni menjëherë te mjeku

Virusi i zorrëve është shumë i zakonshëm tek fëmijët e vegjël, i cili mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe ndonjëherë edhe temperaturë.
Siç shpjegojnë mjekët pediatër, zakonisht zgjat nga tre deri në shtatë ditë. Shkaku më i zakonshëm i viruseve të zorrëve është infeksioni rotavirus dhe një fëmijë që vuan nga viruset e zorrëve duhet të pushojë dhe të pijë mjaft lëngje për të shmangur dehidratimin.
Gjithashtu, mjekët pediatër këshillojnë që duhet të kufizoni marrjen e ushqimeve të ëmbla dhe të kripura, të hani më shumë porcione të vogla ushqimi, por edhe të shmangni stresin dhe djersitjen e panevojshme sepse kjo çon në një rrezik më të madh të dehidrimit.
Dehidrimi është një gjendje që kërkon trajtim të menjëhershëm dhe simptomat e saj përfshijnë:
etjen e shtuar
goje e thate
letargji
gjuhë e bardhë
lëkurë të zbehtë.
Fëmija zakonisht mund të jetë shumë nervoz, i lodhur dhe i painteresuar për aktivitetet e përditshme, gjë që vetëm më tej tregon se sa i dobësuar është në të vërtetë trupi i tij. Trajtimi bazohet kryesisht në zëvendësimin e lëngjeve dhe elektroliteve (kripërave dhe mineraleve) të humbura nga diarreja ose të vjellat.
Kështu, bëhet një përpjekje për të parandaluar dehidratimin, i cili mund të çojë në komplikime të rënda shëndetësore si shoku hipovolemik. Përveç kësaj, rreziku i dehidrimit është më i lartë tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, prandaj prindërit duhet të monitorojnë numrin e pelenave të lagura gjatë ditës.