Virusi korona “zhduk” gripin stinor, 60% më pak të sëmurë se vitin e kaluar

Prej shpalljes së pandemisë, gripi sezonal doli “jashtë loje”. Shumë qytetarë gjatë kësaj kohe, virozët po i kurojnë në kushte shtëpiake pa u paraqitur në institucionet shëndetësore. Mbase edhe nga frika që të mos infektohen me koronavirus, meqenëse simptomat janë shumë të ngjashme, dallon vetëm humbja e shijes dhe nuhatjes, thonë Infektologët. Nga Instituti për Shëndet Publik raportojnë se sivjet numri i të prekurve nga gripi sezonal është simbolik.

Instituti i Shëndetit Publik

“Në sezonin 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve të regjistruar është 259 pacientë apo 12,5 në 100 mijë banorë. Kjo tregon se nga gripi sezonal janë sëmurë 60,6% më pak se sa viti i kaluar”

Nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup thanë se ka ndikuar edhe vaksinimi ku sivjet janë siguruar 40 mijë doza. Edhe pse 12 mijë të tilla ka më shumë se vjet, sërish janë të pamjaftueshme ndaj kërkesave të qytetarëve, sidomos për kategoritë e rrezikuara shëndetësore.

Tani më janë hapur terminë të lirë edhe të shtunën për gripin sezonal, siguruam mbi 4,200 doza, diku rreth 2,500 qytetarëve iu kemi dhënë. Ky është një numër i madh i popullsisë që arrin afër 7 mijë. Vjet deri në këtë periudhë kemi vaksinuar rreth 2 mijë qytetarë, tani kemi arritur tri herë më shumë’ deklaroi SINKRON – Viktor Isijanovski, Qendra për Shëndet Publik – Shkup.

 

Nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup thonë se kujdesi i qytetarëve për shëndetin e tyre ka bërë që të ulen edhe shifrat e gripit sezonal. Konsumimi i vitaminave dhe mineraleve të nevojshme gjatë kësaj stine ka mbajtur larg virozat, por ka ndikuar edhe gatishmëria e personelit mjekësor tha Besim Koka.

Siç e dini, shpenzimet janë rritur për tre herë më shumë për shkak të pandemisë dhe normalisht kemi bërë një ndryshim të buxhetit duke i ndërprerë disa projekte, të cilat për momentin nuk janë të rëndësishme dhe kemi alokuar mjetet që do na shërbejnë për luftën kundër kësaj sëmundje – Besim Koka, Shtëpia e Shëndetit – Shkup.

 

Viti i kaluar kalendarik sipas ISHP-së regjistroi 433 raste të gripit sezonal apo 20,9 pacientë në 100 mijë banorë. Krahasimi për 10 sezonet tjera dimërore për 37% është ulur numri i të prekurve nga gripi sezonal. Sipas grup moshave më së shumti të sëmurë nga gripi sezonal ishin nga 15-64 vjeç.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button