Virxhil Van Dajk, humb edhe “EURO 2021”?

Sezoni për Virxhil Van Dajkun mund të quhet i përfunduar, por mbrojtësi holandez rrezikon të humbasë edhe Europianin e verës së ardhshme, pasi dëmtimi i ligamentit të gjurit të tij mund të jetë edhe më serioz sesa mendohej.

- Advertisment -

Sipas “The Mirror”, ndërhyrja e pakujdesshme e portierit të Evertonit, Xhordan Pikford, në derbin e së shtunës së shkuar i shkaktoi një dëmtim të gradës së tretë të ligamentit anterior qendërmbrojtësit të Liverpoolit. Sipas gazetarit të “The Athletic”, David Ornshtain, dëmtimi është edhe më serioz sa ishte menduar më parë.

Sipas informacioneve të tij, problemi shkon përtej ligamentit dhe jo vetëm që mbrojtësi nuk do të luajë më këtë sezon për kampionët e Anglisë, por ai rrezikon të qëndrojë 1 vit jashtë, duke humbur edhe Europianin e vitit 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button