8 viktima dhe 144 raste të reja me Kovid-19

144 të infektuar më virus korona janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 1545 testime të bëra. Më shifrat e fundit, numri i të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 16417. Prej tyre 2002 janë raste aktive. Ministria e Shëndetësisë informoi se 8 persona kanë humbur betejën me këtë virus. Viktimat janë të moshës nga 48 deri 83 vjeç. Deri tani virusi korona ka marrë jetën e 683 personave. 97 qytetarë i shtohen listës së të shëruarve. Në Klinikën Infektive kujdes mjekësorë pranojnë 75 persona, 42 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi. Ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” janë të shtrirë 32 pacientë, 1 prej të cilëve në aparat për frymëmarrje . Nga komunat e Shkupit, numër më të lartë të rasteve aktive ka Aerodromi, me 84 të infektuar.

LEXO EDHE:

Back to top button