Vitaminat që gjenden brenda disa ushqimeve na ndihmojnë për problemet me shëndetin

Ka qindra mënyra për të ushqyer flokun, lëkurën, thonjtë dhe të parandalojmë çrregullimet, flokun e hollë dhe thonjtë e thyer. Ekspertët e bukurisë dhe lëkurës rekomandojnë çdo vitaminë për çdo problem shëndetësor.

Zinku është shumë i rëndësishëm për të ndihmuar lëkurën të mos dëmtohet. Ushqime të pasura me zink janë farat e kungullit, hudhra, qiqrat dhe farat e shalqiut. Për thonjtë e thyer duhet patjetër biotina, ose e njohur ndryshe vitamina B7. Rekomandohet e verdha e vezës, mishi viçit, salmoni, avokado, bishtajat dhe qumështi që thonjtë të jenë të fortë.

Omega 3 për flokë të dobët. Ajo gjendet me shumicë tek farat chia, vaj peshku si salmoni. Vitaminë K për të luftuar plakjen. Këtë e gjejmë tek perimet e ushqimet e tjera të fermentuara si lakra turshi, kefiri etj.

LEXO EDHE:

Back to top button