Mësoni se kush është më i vlevshmi te kombëtarja e Shqipërisë

Viti 2020 ka qenë padyshim viti Ii Marash Kumbullës dhe Berat Gjimshitit. Të dy mbrojtësit e kombëtares së Shqipërisë, kanë parë vlerat e tyrë në treg të rriten në mënyrë të ndjeshme. Në “Transfermarkt” dy mbrojtësit janë ata që spikatin në listen e lojtarëve me vlerën më të lartë në treg mes lojtarëve shqiptarë, duke vendosur rekorde personale.

Në vendin e parë është Marash Kumbulla, i cili tashmë vlerësohet 27 milionë euro nga portali i njohur për vlerat e futbollistëe në treg, me një potencial të dukshëm për t’u rritur edhe më shumë. Në vendin e dytë gjendet Tomas Strakosha, i cili tashmë ka zbritur në kuotën e 20 milionë eurove, ndoshta edhe për faktin që nuk po luan rregullisht te Lacio.

Në vendin e tretë gjendet pikërisht Berat Gjimshiti, i cili ka kaluar brenda dy vitesh nga 1,5 milionë euro në 18 milionë euro që vlerësohet aktualisht. Nga podiumi ka dalë Elseid Hysaj, i cili ka pësuar zhvlerësime të njëpasnjëshme, për të mbërritur në 14 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button