Viti i ri shkollor mund të fillojë më 1 tetori


Viti shkollor do të filloj më 1 Tetor. Këtë e paralajmëroi Zoran Zaev, mandatar për kryeministër, pas dorëzimit në Kuvend të përbërjes dhe programit të Qeverisë së re. Zaev tha se procesi mësimor online do të jetë koncept për të gjithë përveç për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën si dhe vlerësimeve veçmas të çdo komune.

 “Qytetarët duhet ta dinë ose tashmë kanë dëgjuar se fillimi i vitit shkollor do të jetë në 1 Tetor, do të filloj më selektimin e një pjesë të fëmijëve të cilët duhet t’i edukojmë ndërsa ata janë nxënësit e klasave të para. Sigurisht, mësimi online do të jetë koncept për të gjithë duke bërë vlerësime në çdo komunë ndaras. Këtë e them që ta dinë qytetarët se kemi plan të përgatitur me të gjitha analizat dhe përvojat që të mund të rrjedh procesi arsimor i fëmijëve ndërsa të ruajmë shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre- deklaroi Zoran Zaev, mandatar për kryeministër.

 Zaev shtoi se ministrja e ardhshme e Arsimit, Mila Carovska tashmë ka marrë të gjitha informacionet e duhura nga kolegu paraparak, Arbër Ademi. Zaev shtoi se fillimi I vitit të ri shkollor kërkon ndryshime në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm në përputhje me protokollet për modelet mësimore në kushte të pandemisë të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button