Vëllezërit Huseini përfundojnë në paraburgim


Hapi kompani në Manastir dhe u dorëzua në polici. Këshilltari i BDI-së në Ohër, Nefi Useini  dhe vëllai i tij Ibro Useini nga sot janë në paraburgim. Vëllezërit Useini në burgun e Ohrit do të qëndrojnë për tetë ditë për shkak të sulmit ndaj bashkëqytetarit të tyre Spiro Topalkovski. Vëllezërit dyshohen se kanë kryer vepra penale, dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Ata për një javë të tërë kanë qenë në arrati nga policia. Topallkoski fillimisht pohoi se është sulmuar dhe goditur me armë, ndërsa më pas ndërroi mendje dhe përmes një deklarate pohoi se nuk ka parë armë, por ishte goditur nga pas ndërsa ka qenë duke biseduar me mikun e tij Nefi Useinin. Këshilltari i BDI-së, nga ana tjetër, mohoi të ketë pasur armë.

Për incidentin në hotelin në Ohër ekzistojnë regjistrime. Sipas burimeve nga hetimi, nga pamjet e sigurisë shihet arma që është përdorur gjatë sulmit. Rasti i sulmit ndaj Topallkovskit nga Useini është duke u hetuar nga Prokuroria e Ohrit. Ndërsa Nefi Useini ishte në arrati, ai hapi një kompani në Manastir. Partneri i tij i biznesit është Oliver Tiloski, me të cilin është themelues i kompanisë “BETON 2020 N& O” DOO Manastir, me aktivitet në prodhim, tregti dhe shërbime. Kërkesa për hapjen e kompanisë është themeluar një muaj më parë me një investim prej 5,000 eurosh, ndërsa dje mori vendim nga Regjistri Qendror. Me të do të udhëheqë këshilltari i Ohrit, Useini.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button