Vitin e kaluar, 125 persona vdiqën në aksidente komunikacioni

Sipas të dhënave të Këshillit Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor (KRSKRR) në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2020, numër më të lartë të viktimave në rrugë kishte në vitin 2013, ndërsa numri më i ulët ishte në vitin 2020. Kjo, sipas KRSKRR-së, do të thotë se siguria e komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut po përmirësohet. Sipas të dhënave të Këshillit, vitin e kaluar 125 persona vdiqën në aksidente komunikacioni në vend.

“Nëse merret parasysh fakti se në periudhën prej 2002 deri 2020, numri i makinave të regjistruara është dyfishuar (prej 250 mijë makina ka arritur në 550 mijë makina të regjistruara), ndërsa numri i personave të vdekur nga aksidentet në trafik në vitin 2002 ka qenë 176, kurse në vitin 2020 ka qenë 125, atëherë mund të thuhet se siguria në komunikacionin rrugor ka shënuar përmirësim, por megjithatë nuk është arritur niveli i dëshiruar i sigurisë”, thonë nga KRSRR.

LEXO EDHE:

Back to top button