Vitinja mbyll dyert Realit: Budallallëk po të largohesha nga PSZH-ja

Motori dhe truri i mesfushës së PSZH-së, Vitinja u lidh fuqishëm me Real Madridin pas largimit të Modriçit dhe mungesës së një pasardhësi në ekipin e Arbeloa. Megjithatë, mesfushori portughez qartësoi zërat.

 

“Do të ishte një budallallëk po të largohesha nga PSG. Nuk besoj se do të ishte gjëja më e mirë për mua. Ndihem shumë mirë këtu te PSZH”.

 

Pra, portugezi theksoi dëshirën për të qëndruar nën drejtimin e Luis Enrikes dhe pranë “Tour Eiffel”. Vitinja ka një klauzolë prej 90 milionë eurosh për këtë verë, pas Botërorit, por dëshiron të qëndrojë larg Realit.

 

“Ndjej se njerëzit më vlerësojnë shumë… Dua të qëndroj këtu te PSZH, është dëshirë edhe e familjes sime. Kemi një grup fantastik dhe një trajner të jashtëzakonshëm”.

 

Vitinja ka shënuar 6 gola dhe 10 asistime në 37 ndeshje me PSG dhe nuk e shqetëson asnjë ofertë luksoze nga Arabia Saudite.

 

“Jam më i orientuar drejt një karriere të qëndrueshme…, dyfishimi apo trefishimi i pagës nuk do më bënte më të lumtur”.

LEXO EDHE:

Back to top button