Ekuadori shpall non grata ambasadorin kubanez: 48 orë të largoheni nga vendi së bashku me misionin diplomatik

Ekuadori shpall non grata ambasadorin kubanez: 48 orë të largoheni nga vendi së bashku me misionin diplomatik

Qeveria ekuadoriane urdhëroi të mërkurën dëbimin e ambasadorit të Kubës në Quito, Basilio Gutierrez, duke i dhënë atij 48 orë për t’u larguar nga vendi së bashku me pjesën tjetër të misionit të tij diplomatik.

Pa shpjeguar arsyet, ministria e jashtme ekuadoriane e shpalli Basilio Gutierrez person non grata dhe shtoi në një deklaratë se po i jepte atij një afat prej 48 orësh që ambasadori dhe të gjithë zyrtarët e këtij misioni diplomatik të largohen nga territori.

Presidenti ekuadoras Daniel Noboa është një aleat i fortë i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe ky veprim vjen ndërsa SHBA-të shtrëngojnë bllokadën ndaj Kubës. Më herët këtë javë Quito urdhëroi mbylljen e ambasadës ekuadoriane në Havana.

LEXO EDHE:

Back to top button