Shkolla e munguar në Vizbeg, prindërit bllokojnë sërish rrugën

Për të katërtën ditë me radhë, banorët e Vizbegut protestuan dy orë duke bllokuar disa rrugë. Ata kërkojnë organizimin e transportit për nxënësit e kësaj lagjeje. Fëmijët në mungesë të një shkolle fillore në Vizbeg janë të detyruar që të bëjnë rrugë deri në 5 kilometra për të ndjekur mësimet në shkollat e tre komunave të ndryshme, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë.

https://www.youtube.com/watch?v=NXvkeM80xfg&feature=youtu.be

“Për taksa pagues jemi gjithë popullata, a për tu interesu për popullatën shqiptare në Vizbeg ne jemi të lënë jashtë shtetit.

“Më vjen keq që e them por deputetët shqiptar duhet të na bashkohen neve sepse edhe dikush prej tyre është nga lagjja Vizbeg, janë shqiptar me një fjalë. Së paku me na than na keni mbas ose do t’ju vijmë mbas”.

“Asnjëri nuk është me ngjyrë partiake këtu, gjithë jemi me të njejtin qëllim se Vizbegu ka 1400 fëmijë, mësojnë në tre komuna edhe askush për ata fëmijë nuk interesohet, as shkollë, e as transport”.

 “1400 nxënës të Vizbegut udhëtojnë tre kilometra deri te shkolla në Shutkë. Edhe në shkollën e Shutkës nuk e gjejnë vetveten si duhet si nxënës sepse 40 nxënës janë me një klasë”.

Në protestën e sotme morën pjesë edhe vet nxënësit e kësaj lagjeje të cilët treguan vështirësitë e përditshme gjatë vajtje ardhjes në shkollë.

“Mësoj te shkolla “Adem Jashari”, jam klasa e shtatë. Si shkon çdo ditë në shkollë? Ndonjëherë në këmbë, ndonjëherë me autobus, por s’ka vend në autobus, duhet me shku në këmbë prej këtu. S’na merr kurrë autobusi”.

“Dimrit e kemi më problem se është ftohtë. Frikohemi edhe prej qenve se ka shumë rrugës”.

Nga udhëkryqi i bulevardit Sllovenija dhe Bosnja Hercegovina, protestuesit iu drejtuan komunës së Butelit për t’u takuar me autoritetet e kësaj komune. Mirëpo, nga komuna nuk pranuan realizimin e një takimi të tillë me arsyetimin se paraprakisht duhet caktuar personat të cilët do të jenë pjesë e bisedimeve.

Melihate Rustemi                 

LEXO EDHE:

Back to top button