Vjedhje si nëpër filma në Shkup

Vjedhje si nëpër filma në Shkup

Vjedhje e rëndë sot herët në mëngjes ka ndodhur në qendrën tregtare në lagjen Veri të Shkupit.

Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë u kanë vënë zjarrin bankomatëve në këtë qendër tregtare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë, supozohet se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve.

“Në orën 05:54 në SPB Shkup është denoncuar se në objektin afarist në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Shkup, disa persona të armatosur e kanë sulmuar rojtarin SH.M, ndërsa më pas kanë djegur disa bankomatë që kanë qenë të vendosur në qendrën tregtare. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Në vendngjarje kanë dalë policë të shumtë të shoqëruar nga prokurorë që po kryejnë hetime.

 

LEXO EDHE:

Back to top button