Vjehrri vret nusen e djalit dhe i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë

Vjehrri vret nusen e djalit dhe i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit.

Një 61-vjeçar i identifikuar si Xhevair Hoxha ka vrarë me thikë Merushe Hazizin, nusen e djalit.  Pas këtij akti ekstrem ka vrarë veten duke u varur në një pemë pas banese. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në familjen e tyre ka pasur vazhdimisht debate pasi babai nuk pranonte martesën e të birit me Merushen.

Viktima ka pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijë të cilët i mban burri i parë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha.

“Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

LEXO EDHE:

Back to top button