“Parcelat në Vodno”, Stefanova kërkon dënim maksimal për Gruevskin

Prokurorja Lile Stefanova në fjalën e saj përfundimtare për rastin “Parcelat në Vodno” propozoi që gjykata të shqiptojë dënimin maksimal për Nikolla Gruevskin, ndërsa për të akuzuarin Sasho Mijallkov dënimi të jetë më i lartë se sa ishte parashikuar.

“Nikolla Gruevski si kryeministër e shfrytëzoi pozitën e tij në mënyrë të kundërligjshme për të fituar pronë. Në deklaratën e tij, Sasho Mijallkov ka mohuar të ketë kryer veprimet për të cilat ngarkohet. Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur marrëveshjet e lidhura me kompaninë “SS Investment” për banesat në Panorama”, tha prokurorja Stefanova.

Njëkohësisht prokurorja kërkoi sot nga gjykata konfiskimin e banesave të Nikolla Gruevskit, përfshirë edhe tre banesat në Panorama, në pronësi të kompanisë “SS Investment”.

Stefanova i propozoi gjykatës që të akuzuarit Risto Novaçevski t’i shqiptohet dënim me kusht. Ndërsa për të akuzuarit Nenad Josifovi и Jordan Kamçeev prokurorja Stefanova kërkoi dënime minimale, ndërsa për nënën e Orces, të akuzuarën Ratka Kamçeeva, Stefanova tha se e tërheq akuzën për shkak të vjetërsisë së veprës për të cilën akuzohet.

LEXO EDHE:

Back to top button