Vjen reagimi i kryeministrit britanik pas vdekjes së deputetit David Amess, i cili u ther me thikë gjatë një takimi elektoral në Essex

Pas lajmit për vdekjen e deputetit konservator David Amess i cili u ther gjatë një takimi elektoral, ka reaguar kryeministri britanik Boris Johnson, i cili potencoi se Amess ishte “një nga njerëzit më të sjellshëm dhe më të mirë në politikë”.

“David ishte një njeri që kishte besim për këtë vend dhe për të ardhmen e tij. Ne kemi humbur sot një mik dhe koleg shumë të dashur”, ka deklaruar Johnson.

“Zemrat tona janë me plot tronditje dhe trishtim”, u shpreh ai.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Johnson u pyet gjithashtu për sigurinë e anëtarëve të Parlamentit pas vdekjes së Amess dhe deputetets Jo Cox në vitin 2016.

“Ajo që duhet që duhet të bëjmë tani është të lëmë policinë të vazhdojë hetimin e saj, dhe unë jam i sigurt se të gjitha ato çështje do të shqyrtohen në kohën e duhur, por unë mendoj se ky është një moment që të mendojmë për Sir David, për gruan e tij dhe familjen e tij”, ka deklarua kryeministri britanik.

Amess, 69-vjeçar, kishte qenë deputet që nga viti 1983, ai ishte i martuar dhe po ashtu ka lënë pesë fëmijë.

Ai po mbante një takim me zgjedhësit e tij në Kishën Metodiste Belfairs në Eastwood Road North ku edhe ndodhi incidenti.

Policia në Essex ka thënë se ata kishin pranuar raporte për therje pak pas orës 12:05 (koha lokale) dhe gjetën dikë të lënduar.

Ai u trajtua nga shërbimet e emergjencës por vdiq në vendin e ngjarjes.

Amess është deputeti i dytë në detyrë që është vrarë në pesë vitet e fundit, pas vrasjes së deputetes të Partisë së Punës, Jo Cox në vitin 2016.

Policia thotë se një burrë 25-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje pas sulmit në kishën që gjendet në Leigh-on-Sea.

LEXO EDHE:

Back to top button