Vjen shpërblimi, De la Fuente në stolin e Spanjës deri në vitin 2028

Trajneri spanjoll, Luis de la Fuente do të vazhdojë punën si seleksionues i kombëtares së Spanjes. De la Fuente, pas një viti të suksesshëm me “La Roja”, ku u shpall kampion i Evropës, ka fituar besimin e Federates së Futbollit të Spanjēs (RFEF), ku do të nënshkruajë tashmë kontratën e tij.
Marrëveshja e re do ta shohë atë në stolin e Spanjës deri në Evropianin e radhës të vitit 2028 që pritet të mbahet në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.
Marrëveshja mes dy palëve nuk ka qenë e vështirë për t’u arritur, pasi që ka pasur një mirëkuptim per vazhdimesinë e trajnerit në krye të Kombëtares spanjolle.
De la Fuente, në muajt e ardhshëm do të fillojë përgaditjet për mbrojtjen e titullit të “Liges së Kombeve” si edhe për kualifikueset e Botërorit që do të mbahet vitin e ardhshëm./IndeksOnline/