Vjeshta është koha e gështenjave, si t’i pjekim ato në mënyrë perfekte?

Edhe pse vjeshtën zakonisht e lidhim me motin me shi, gjethet e zverdhura, të ftohtin dhe erën, pjesë e kësaj periudhe të vitit janë edhe gështenjat. Sa herë ju ka ndodhur kur kaloni nëpër vende të caktuara nëpër qytet të ndjeni erën e gështenjave të pjekura?

Ne do të zbulojmë sekretin e gështenjave të pjekura në mënyrë perfekte në shtëpi. Duhet të blini gështenja, t’i kontrolloni mirë, t’i hidhni ato të dëmtuara. Një frutë të mirë do ta njihni me një metodë – shtypeni lehtë me majat e gishtave, duhet të jetë paksa i butë.

Ngroheni furrën në 220 gradë Celsius. Një furrë e nxehtë është çelësi për ndarjen e kores.

Për t’i pjekur në mënyrë të barabartë, është e rëndësishme të prisni koren, por me kujdes. Bëni një vijë të hollë në mes të frutave – jo shumë të gjatë dhe të thellë. Vendosni gështenjat në një enë dhe lajini mirë nën ujë.

Më pas vendosini në një tenxhere me ujë të ftohtë. Sapo uji të fillojë të vlojë, i nxjerrim dhe i vendosim në një enë pjekjeje të cekët. Ky gatim i shpejtë do të krijojë mjedisin perfekt për zierjen me avull pasi t’i vendosni në furrën e nxehtë.

Vendosni gështenjat me anën e sheshtë poshtë, anën e prerë lart. Piqeni për rreth 15-20 minuta, në varësi të madhësisë së gështenjave. Pasi të keni pjekur gështenjat në mënyrë perfekte, hiqni ato nga furra dhe mbështillini me një peshqir kuzhine të pastër. Lërini të qëndrojnë në leckë për rreth 15 minuta.

Përveçse mund t’i hani të pjekura, mund të bëni pure gështenjash, lyerje të ndryshme dhe zierje.

LEXO EDHE:

Back to top button