Vladimir Putin ndan Urdhrin e Miqësisë për Aleksandër Vulin

Vladimir Putin ndan Urdhrin e Miqësisë për Aleksandër Vulin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ndarë Urdhrin e Miqësisë për ish-drejtorin e Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin. Lajmi u bë i ditur nga Lëvizja e Socialistëve, që është themeluar nga Vulini. Sipas njoftimit, Vulin u nderua “për kontributin e madh të dhënë për zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes BIA-s dhe Shërbimit të Huaj të Inteligjencës të Rusisë [SVR] në fushën e garantimit të sigurisë shtetërore dhe të mbrojtjes ë interesave kombëtare të Serbisë dhe Rusisë”. Vulin ka vazhduar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarët rusë edhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Vetëm dy ditë më parë, Vulin po ashtu u nderua nga drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, gjenerali i ushtrisë, Alexander Bortnikov. Vulin për një kohë të gjatë ka qenë partner i koalicionit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, deri së voni sa ishte në krye të BIA-s. Në korrik të vitit 2023, SHBA-të e futën në listën e sanksioneve nën dyshimet për përfshirje në korrupsion dhe trafikim me drogë, si dhe për lidhje me Rusinë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button