Vladimir Putin vendos të bojkotojë samitin G20, Biden do takohet me Xi Jinping

Vladimir Putin vendos të bojkotojë samitin G20, Biden do takohet me Xi Jinping

Presidenti rus, Vladimir Putin, bojkoton samitin eG20-ës në Indonezi. Kremlini njoftoi se ai nuk planifikon t’u adresohet të pranishmëve as fizikisht dhe as përmes video-konferencës. Ndër motivet e renditura për këtë mungesë në skenën e të mëdhenjve, përmendet agjenda e ngjeshur e Vladimir Putin.

Indonezia, që organizon këtë samit, ka ftuar edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili refuzoi pjesëmarrjen nëse në event do përfshihej homologu i tij rus, qoftë edhe virtualisht. Por të mëdhenjt nuk do mungojnë në këtë samit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të hënën me liderin e Kinës, Xi Jinping. Në ballafaqimin e parë me prezencë fizike në dy vitet e fundit, ata pritet të flasin për një sërë çështjet nga lufta e Rusisë në Ukrainë, tensionet për Tajvanin e deri të marrëdhëniet ekonomike.

Uashingtoni shpreson që të bindë zyrtarët e Pekinit t’i bëjnë presion Putinit që të ndalë luftën./express/

LEXO EDHE:

Back to top button