VLEN: 2 Maji datë historike, shpallja e Zonës së lirë na përkujton sakrificën për barazi e drejtësi
VLEN: 2 Maji datë historike, shpallja e Zonës së lirë na përkujton sakrificën për barazi e drejtësi

Nga koalicioni VLEN rikujtojnë 2 majin, ditën e shpalljes së zonës së lirë të Sllupçanit me rrethinë pas konfliktit të armatosur të vitit 2001. Pas dy muajsh tensioni dhe sakrifice, 2 maji u bë simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për të jetuar me dinjitet në tokën e vet për secilin banor pa kurrfarë dallimi në përkatësi etnike dhe fetare. 2 maji është dita që i rikujton brezave të rinj për gjakun e derdhur, për nënat që dhanë djemt e tyre për barazi e drejtësi, për dëshmorët që lanë pas emrin e tyre të shkruar në pllakatat e përjetësisë, thuhet në kumtesën e VLEN. Për të shënuar dy majin, në Sllupçan është organizuar manifestim ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues qeveritar. /Alsat.mk