VLEN: BDI-ja e mbajti pengë dhe e shkatërroi drejtësinë

VLEN: BDI-ja e mbajti pengë dhe e shkatërroi drejtësinë

Koalicioni VLEN nëpërmjet një kumtese reagon ndaj deklarimeve të BDI-së në lidhje me votimin e interpelancës për anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Siç thonë nga VLEN, BDI po i mbron me mish e me shpirt, por ata janë vetëm një e shkuar e errët. Të njëjtët për të cilët po qan BDI-ja, siç theksojnë nga VLEN, e mbajtën peng drejtësinë, emëruan kuadro partiake dhe heshtën derisa shqiptarët u përjashtuan me parimin ogurzi “Me një prokuror më pak shqiptar nuk shkohet në xhenet.” Këshilli Gjyqësor dhe i gjithë ai grup që është ende në pozicionet e tij, sipas VLEN e kanë shkatërruar besimin në drejtësi, duke e ulur atë në vetëm 2%. Selim Ademi, thonë nga VLEN është i përfshirë në skandale si “Target-Fortesa” ndërsa miku i tij Enver Bexheti shpëtoi Sasho Mijallkovin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve, bashkë me Artan Grubin, e sot Mijallkovi shëtit me Ferrari në Monte Karlo, ndërsa shqiptarët presin drejtësi! /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button