VLEN e konsideron tallje dhe skena qesharake vetingun e BDI-së

VLEN e konsideron tallje dhe skena qesharake vetingun e BDI-së

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Partitë shqiptare në pushtet, VLEN e quajnë tallje dhe skena qesharake mbledhjen e BDI-së për veting brenda partisë. Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti tha për Alsat se me këtë nismë integristët nuk po i përfillin as Shtetet e Bashkuara të cilët, pikërisht për korrupsion përfshinë në listën e zezë shumë zyrtarë të BDI-së

“Me atë që shoh reforma e veting bëjnë me listën e zezë përplot figura nga ata. Është porosi që nuk i përfillin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo këtu nuk është qëllimi për veting por qëllimi që nuk mund të dalin nga skema ku kanë hyrë dhe nuk mund të pretendosh për reforma kur ato reforma i bëjnë njerëz që janë nëpër lista të zeza”, tha Izet Mexhiti – Kryetar i LD-së.

Mexhiti tha se BDI mbetet akoma parti e kapur ndërsa kontrollohet nga i arratisuri Artan Grubi. Sipas Mexhitit vetingun më të mirë e bën populli dhe votuesi

“BDI-ja është e kapur nga këta njerëz. Edhe ai që ka ikur ende kontribuon me kumtesa, bashkëpunojnë. Më e mira është që vetingun të vazhdon ta bëjë populli dhe votuesi shqiptar i cili e bëri në zgjedhjet e kaluara dhe do ta vulosë në zgjedhjet lokale”, tha Izet Mexhiti – Kryetar i LD-së.

Me vetingun brenda BDI-së ironizuan edhe liderët e Alternativës dhe ASH-së. Në facebook Taravari ka shkruar: “Vetingu do të mund ndoshta të provojë pafajsinë e të arratisurve të tu, duke bërë që Ata të kthehen si heronj me këngë e valle! Vetingu do të sqarojë më në fund se si ministra dhe funksionarë të BDI-së kanë hyrë shumica si njerëz të zakonshëm të këtij vendi dhe pastaj janë shëndruar në Bosa Intelektualë me disa vila, disa makina, disa llogari bankar, në disa shtete. Vetingu do të mund të qartësojë njëherë e mirë nipa, mbesa, ministra e drejtorë të BDI-së vetëm në të 30-at e tyre kanë arritur të bëhen milionerë, ndërkohë që shumica e 30 vjecarëve në Maqedoni iknin nga papunësia, korrupsioni dhe varfëria! FB STATUS / Arben Taravari – Kryetar i ASH
foto te follderi jem

Zeqirja Ibrahimi në rrjetet sociale facebook pyeti se përse vetingu nuk është nënshkruar në Qendrën Tregtare Soravia, pasi do të ishte një simbolikë e mirë”

“Pse nuk u nënshkrua vetingu në QT “Soravia”? Do ishte një simbolikë e mirë”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi – Kryetar i Alternativës.

Kujtojmë se lideri i BDI-së Ali Ahmeti, disa ditë pasi ishte arratisur nga Maqedoni, shefi i kabinetit të tij Artan Grubi, i akuzuar për korrupsion, tha se është mirë dhe ndodhet në hapësira shqiptare por nuk do të përballet me drejtësinë hakmarrëse

“Zotëri Grubi, sipas informatave që i kam, nuk e kam takuar, është mirë. Vendndodhja e tij akoma është, sigurisht që është dikund në hapësirat shqiptare. Është një proces që duhet të marrë epilog. Artan Grubi nuk është arratis nga Maqedonia. Artan Grubi është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo me drejtësi hakmarrëse e selektive”, pati thënë Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.

Për shkak të korrupsionit, së fundmi në listën e zezë amerikane u përfshinë zyrtarë të lartë të BDI-së, ish zv.kryeministri njiherit odra e djathtë e liderit të BDI-së Ahmetit, Artan Grubi si dhe zyrtari tjetër, kreu i Strugës Ramiz Merko. Pos këtyre për korrupsion, së fundmi u akuzua edhe ish drejtoi i Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami, i cili sikurse Grubi, u arratis nga Maqedoni/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button