Afat i ri për ndërtimin e deponisë rajonale në Novaci
Afat i ri për ndërtimin e deponisë rajonale në Novaci

Gazetar: Miki Trajkovski
Çdo vit premtim i ri për të filluar ndërtimin e deponisë rajonale të paralajmëruar prej kohësh, për rajonet Jugperëndimore dhe të Pellagonisë, e cila do të ndërtohet në Komunën e Novacit në Manastir. Brenda vitit Ministria e Mjedisit Jetësor, me dy përgjigje të ndryshme se kur do të fillonin punimet për ndërtimin e saj. Ja se çfarë u përgjigjën për Alsat në maj 2024.
“Aktivitetet për ndërtimin e deponisë rajonale, për rajonet Jugperëndimore dhe të Pellagonisë zhvillohen në përputhje me planin e projektit. Përgatitja e dokumentacionit të tenderit për ndërtim është në proces. Për momentin finalizohet tenderi për pajisje (automjete, kosha) dhe për mbikëqyrje. Ndërtimi do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.
Në përgjigjen e datës 15 janar të këtij viti, afati i ndërtimit është zhvendosur për vitin e ardhshëm.
Sipas Ministrisë, tenderët për ndërtimin e deponive dhe stacioneve të ngarkim-shkarkimit në Dibër, Kërçovë, Ohër dhe Prilep, deponia në Novaci dhe mbikëqyrja e punës pritet të publikohen në mes të vitit 2025. Dhe derisa të përfundojë ndërtimi, banorët e të dyja rajoneve do të mbyten në erën e keqe të mbeturinave. Helmet nga deponia e ilegale e Bukovës, ku Ohri depoziton mbeturinat e veta çdo ditë, ndotin tokën, ku rriten fruta dhe perime, alarmojnë aktivistët.
“Tymi dhe deponia, që digjet gjatë gjithë kohës nuk është problemi më i madh dhe i vetëm. Deponia është plot me helme dhe ndot ujërat nëntokësore, ndot tokën, lumenjtë që kalojnë prej andej derdhen në Liqenin e Ohrit. Tokat në të cilat ne kultivojmë perime dhe fruta, ato toksina kalojnë dhe i ndotin ato toka. Është kategorizuar si deponi me rrezikshmëri të lartë në një nga planet rajonale”, tha Dragana Karashova- Nisma “Lamtumirë Bukovë”.
Ata kërkojnë mbylljen e menjëhershme të deponisë së Bukovës dhe ndërtimin përfundimtar të deponisë rajonale, të cilën çdo qeveri e ka premtuar deri më tani si zgjidhje të problemit./Alsat.mk