VLEN: I arrestuari, familjar i Xhelal Bajramit

VLEN: I arrestuari, familjar i Xhelal Bajramit

Pas arrestimit të dyshuarit për zjarrvënie në Kumanovë ka reaguar VLEN. Nëpërmjet një komunikate për media partitë shqiptare në pushtet thonë se tentimet për të mbjellë frikë dështuan.

Vlen akuzon BDI-në se nga opozita po tenton të shfrytëzojë rastet e ndjeshme për pikë të ulëta politike duke krijuar pasiguri dhe frikë te qytetarët.

Vlen nëpërmjet një komunikate thotë se: I arrestuari është familjar i prokurorit, Xhelal Bajramit, vetura e të cilët poashtu është e djegur. Por, si rezultat i teatrit falso ky i fundit nuk është prononcuar askund për të ngritur dyshime në mënyrë që të krijojë terren të pastër për partinë e tij që të mbajnë konferenca për shtyp e të trazojnë qytetarët kinse situata ka dalë prej kontrolli. Opinioni tani do ta ketë edhe më të qartë se nga cilat qendra jepen urdhëratë për prishje të rendit dhe qetësisë. Sepse, është absurd në vete të shfrytëzohen rastet e tilla për të mbjellë frikë deri në palcë te qytetarët. Pasi, sipas parimit të funksionimit të tyre, qytetarët e frikësuar janë më lehtë të manipuluar” thuhet në komunikatën e VLEN-it./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button