Vlerat ushqyese të fikut të detit
Vlerat ushqyese të fikut të detit

Fiku i detit është një bimë frutore tradicionale me emrin botanik Opuntia Ficus Indica që i përket familjes së kaktusit.
Fiku i detit që të huajt e njohin si “dardha me gjemba” është edhe frut, edhe perime. Gjethet e gjelbra e të mëdha që përdoren në gatime, për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive konsiderohen si perime. Ndërkohë që kokrrat që çel bima konsiderohen fruta.
I gjithë fiku është i pasur me shumë vlera ushqimore. Në Shqipëri, fiku i detit është rritur kryesisht në gjendje të egër, por gjithashtu kultivohet sidomos në zonat me diell dhe ngrohtësi të vendit.