Vllaznia pranë grupeve të Ligës së Kampionëve te femrat

Ekipi i femrave të Vllaznisë ka arritur një rezultat historik në Ligën e Kampionëve dhe pozitiv për ndeshjen e kthimit. Sfida përballë Vorskla-s u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pse Vllaznia ishte skuadra “mike”, pasi ndeshjet luhen në Shqipëri, për shkak të situatës në Ukrainë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, e vlefshme për fazën finale të “Play-Off” në Ligën e Kampionëve në konkurencën e femrave.

Vajzat shkodrane shënuan të parat, në pjesën e dytë me Megi Doçin që realizoi në minutën e 54-të. Avantazhi zgjati shumë pak, pasi skuadra ukrainase barazoi në minutën e 66-të me Kravçuk. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave dhe Vllaznia është më pranë se kurrë fazës së grupeve të këtij kompeticioni.

LEXO EDHE:

Back to top button