Vllaznia në “gjah” pas mesfushorit Agim Ibraimi

Mediat në Shqipëri, raportojnë se skuadra e Vllaznisë është futur në garë për të marë firmën e Agim Ibraimit, i cili është futbollist i lirë, pas largimit nga skuadra e Dinamo Tiranës.

Mesfushori 33 vjeçar u largua nga kryeqendra e Shqipërisë në fund të sezonit dhe tani është në kërkim të mjedisit e ri, ndërsa mediat sërisht e lidhin me skuadrën e Vllaznisë, e cila kërkon plejmejkerin e ri.

Mediat poashtu raportojnë se janë zhvilluar bisedat e para, ndërsa trajneri Mirel Josa e njeh mjaft mirë Agim Ibraimin, me të cilin kanë bashkëpunuar edhe më parë.

Kujtojmë se skuadra e Vllaznisë do të luajë në Ligën e Konferencës, ndërsa përballjen e pare do të zhvillojë në raundin e dytë, kundër ndaj Universitit të Krajovës nga Rumania.

LEXO EDHE:

Back to top button