VMRO, aktivitete protestuese në terren
Gazetare: Fatlume Dervishi
Pas protestës së dy ditëve më parë, VMRO-DPMNE-ja njoftoi hapat e ardhshëm, me qëllimin final, zgjedhjet e parakohshme. Partia opozitare paralajmëroi se do të ndërmarrë aktivitete protestuese në të gjithë vendin.
“Ekipe të përbërë nga komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, deputetët, kryesia, do të jenë të pranishëm në çdo vendbanim mes popullit dhe qytetarëve dhe do të bëhet mobilizim i përgjithshëm i qytetarëve kundër pushtetit. Tashmë është e qartë se populli është në anën e VMRO-DPMNE-së. Këtë e dëshmuan edhe me protestën e fundit, këtë e dëshmojnë edhe me mbështetjen e përditshme që na i japin”, deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.
Por, LSDM-ja propozon që opozita të heqë dorë nga bllokada, një ditë pasi partnerët e shumicës parlamentare firmosën deklaratë në të cilën zotohen se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
“VMRO-DPMNE-ja tani duhet të tregojë konstruktivitet, të fillojë të punojë për interesat e qytetarëve në vend se për ambiciet personale të Hristijan Mickoskit. Qytetarët, në këtë periudhë të ndjeshme, nga të gjithë subjektet politike presin përgjegjshmëri, presin punë dhe angazhim për tejkalimin e pasojave të krizës globale”, Martin Kostovski, LSDM.
LSDM-ja beson se mund të vazhdojë punën në Kuvend edhe përskaj bllokimeve të opozitës. /alsat.mk








