VMRO do të ndërmerr këtë veprim ndaj Talat Xhaferit

VMRO do të ndërmerr këtë veprim ndaj Talat Xhaferit

VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë interpelancë për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, pasi mbrëmë i mbylli në sallë deputetët, shkruan Alsat.

“VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë interpelancë për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi. Pas ngjarjes së mbrëmshme ku deputetët u mbyllën në sallë, është e qartë se Kuvendi nuk është më institucion demokratik. Xhaferi me metodat e veta diktatoriale dhe joparimore nuk mundet asnjë ditë më shumë ta drejtojë Kuvendin.
Duam të shtojmë se kjo ndodh me dijeninë dhe aminin e LSDM-së e cila bashkë me Xhaferin duhet të ikë në opozitë. Rendi dhe funksionimi i Rregullores duhet të kthehet në Kuvend”, tha koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button