VMRO DPMNE-ja do të protestojë para Qeverisë

VMRO DPMNE-ja do të protestojë para Qeverisë

Gazetar: Luka Andreev

VMRO-DPMNE thonë se nuk ka version të modifikuar të propozimit francez, por i njëjti version i refuzuar javën e kaluar, i cili në vend që të hapë euro perspektivë, lejon  kornizë ligjore që Bullgaria të kushtëzojë çështjet e identitetit, gjuhës dhe historisë. Deputeti Dragan Kovaçki ka akuzuar se Qeveria me vetëdije do të japë pëlqim për asimilimin.

„Tani është momenti për të treguar unitet, për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet partiake dhe për të dërguar një mesazh të qartë se nuk do t’i lejojmë ata të rishkruajnë historinë tonë maqedonase, të ndryshojnë tekstet tona shkollore maqedonase dhe të fshijnë kujtesën kolektive të popullit maqedonas.Sepse pa popullin maqedonas nuk do të ketë as VMRO-DPMNE, as LSDM dhe as ndonjë parti tjetër maqedonase”, tha Dragan Kovaçki – deputet i VMRO-DPMNE-së.

LSDM kërkoi që të gjitha partitë politike të përfshihen në procesin konsultativ. Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, theksoi se me propozimin mbrohet plotësisht identiteti maqedonas, çështjet historike nuk janë pjesë e procesit të negociatave dhe ka një formulim të qartë për gjuhën maqedonase. Ajo tha se Mickoski është duke ikur nga mundësia që me të të konsultohet propozimi, ndonëse më herët kishte insistuar për këtë.

“Veprimi i përbashkët me instalacionin pro-rus E Majta tregon se ky është aksion i një koalicioni anti-NATO dhe anti-BE. Sjellja destruktive e Hristijan Mickoskit në lidhje me integrimin evropian dhe çështjen me Bullgarinë kundërshton çdo logjikë. Mickoski ende pa e lexuar e refuzoi propozimin e presidencës franceze për fillimin e negociatave me BE-në, ndërsa pranoi Rezolutën e Partisë Popullore Evropiane me kërkesat bullgare”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Ndryshe, për propozimin publikisht, përveç LSDM-së, nga partnerët e koalicionit në Qeveri, opinionin e tyre e kanë shprehur edhe VMRO- Popullore e Lubço Georgievskit. Sipas kësaj partie, në propozim nuk ka asgjë që cenon identitetin dhe gjuhën maqedonase.

LEXO EDHE:

Back to top button