VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqjen e ministres së arsimit, Mila Carovska

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e ministres se Arsimit, Mila Carovska, pasi sipas kësaj partie më shumë se 80 mijë nxënës nuk kanë kushte për ndjekje të mësimit online. Sipas opozitës është e turpshme se si Carovska me fytyrë të buzëqeshur e quan arritje të përmasave digjitale dhënien e fjalë kalimeve për kyçje në platformë.
“Keni bojkotim të mësimit online në më shumë se 7 qytete. Platformën e keni jofunksionale. Ja mbrëmë edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ishte jofunksionale. Thoni se në pjesën më të madhe të shkollave në vend ka filluar mësimi online, por çfarë me ata që nuk kanë filluar aspak? Nuk jemi të befasuar, fakt është se vijon edhe një tjetër justifikim se viti shkollore filloi i suksesshëm, sfidat do të tejkalohen. Ja edhe një shembull, mësim tërë ditorë nuk ka, ndërsa ju thoni se organizimi I mësimit tërë ditorë është në kompetencë të shkollave dhe jo të ministrisë.
Alsat