VMRO-DPMNE-ja mbledh organet partiake, diskuton për referendumin

VMRO-DPMNE-ja mbledh organet partiake, diskuton për referendumin

Gazetar: Adrian Kerimi

VMRO-DPMNE-ja do të diskuton në organet e partisë për modalitetet e referendumit mbi ndryshimet kushtetuese për përfshirjen ose jo të pakicës bullgare në preambulë. Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski thotë se varësisht vendimit të partisë do të veprohet tutje.

“Do të flasim për referendumin. Të shohim se çfarë lloj referendumi duhet, kur dhe si do të fillo dhe në çfarë do të fokusohemi. Të dëgjojmë se çfarë mendojnë anëtarët e partisë. Normalisht se do të kemi edhe analizë të gjendjes ekonomike dhe politike në vend”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ligji për referendum në Maqedoni të Veriut parashikon dy lloje të deklarimeve të qytetarëve.

Ligji për referendum dhe deklarimet e qytetarëve, Neni 9

Referendumi shpallet që qytetarët të mund të sjellin vendim ose referendum për t’i konsultuar qytetarët;

Vendimi i sjell në referendumin vendimmarrës është obligues;

Vendimi i sjell në referendumin konsultativ nuk është obligues;

Mbi vendimin obligues dhe jo obligues, Kushtetuta vendimin në referendum e kategorizon ndryshe nga ligji.

Kushtetuta, neni 73
“Vendimi në referendum është miratuar, nëse për të ka votuar shumica e zgjedhësve (votuesve) të cilët kanë votuar, në qoftë se kanë votuar më shumë se gjysma e numri të përgjithshëm të zgjedhësve.

Vendimi i miratuar në referendum është i detyrueshëm.

I pyetur nëse Qeveria mund të nxjerr para aktit të kryer opozitën dhe të propozon referendum konsultativ, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq hodhi poshtë pretendimet duke shtuar se institucionet janë funksionale dhe se çështja duhet zgjidhur drejtpërdrejt përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Kësaj here kemi kapacitet të plotë dhe legjitimitet të mjaftueshëm të institucioneve demokarike, veçanërisht Kuvendit për të diskutuar dhe përmes dialogut për të arritur deri tek shumica prej 2/3 si shumicë e mjaftueshme që ndryshimet Kushtetuese të bëhen pa referendum. Ky është mendimi im. Qeveria as nuk ka diskutuar dhe as nuk është prononcuar për këtë çështje. Mendimi im është se nuk ka nevojë për referendum. Më mirë është që institucionet ta marrin përgjegjësinë se sa të keqpërdoret referendumi për manipulime dhe pikë politike”, deklaroi Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Mariçiq shtoi se mendimi i tij personal është se procedura për ndryshimet kushtetuese duhet të fillon që në shtator. Ndryshimi i aktit më të lartë juridik në vend mund të iniciohet edhe më kërkesë të Qeverisë, ndërsa për ndryshimin e preambulës përveç shumicës prej 2/3 duhet të voton edhe shumica e deputetëve që vijnë nga bashkësitë jo shumicë në Maqedoni të Veriut, apo ndryshe e njohur si shumica e badenterit. Aktualisht shumica parlamentare nuk i gëzon 80 votat e nevojshme për të hapur kushtetutën, ndërsa VMRO-DPMNE dhe deputetët e saj përmes deklaratave noteriale kanë shprehur se nuk do të mbështesin përfshirjen e bullgareve në preambulë. Opozita shqiptare nga ana tjetër ka paralajmëruar se kusht për mbështetjen e ndryshimeve do të jetë heqja e 20 përqindëshit si përcaktim për përdorimin e gjuhës zyrtare. Pa votat e deputetëve të partive shqiptare nuk mund të ndryshohet kushtetuta dhe preambula. Ndryshimet e fundit kushtetuese për emrin e shtetit në përputhje me Marrëveshjen e Prespës u votuan më 11 janar të vitit 2019. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button