VMRO-DPMNE: Zaev dhe Spasovski e kanë shndërruar vendin në Kolumbi

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare mëngjesin e sotëm sërish kanë reaguar për aksionin lidhur me falsifikimin e pasaportave për persona të lidhur me krimin në Ballkan, transmeton Alsat. Nga kjo parti pyesin se pse pushteti deri më tash nuk ka lëshuar urdhër-arresti për këta persona dhe përse nuk po zhvillohet hetim për pastrim parash nga këto persona.

“Spasovski të përgjigjet, pse nuk ka urdhër arresti për njerëzit që përdorën pasaportat nga afera “Mafia”? Pse askush nuk kontrollon nëse ka një zinxhir të pastrimit të parave të organizuar nga këta narko-bosë. Zaev dhe Spasovski e kanë shndërruar shtetin në Kolumbi të Ballkanit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button