VMRO: I pamë rezultatet e marrëveshjes së miqësisë

VMRO: I pamë rezultatet e marrëveshjes së miqësisë

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se tensionet e një dite më parë, janë rezultat i Marrëveshjes nënçmuese për fqinjësi të mirë me Bullgarinë të cilën e ka firmosur pushteti. Nga kjo parti thonë se nuk ka nënçmim më të madh për revolucionarin Goce Dellçev se sa t’i dërgojnë lule ata që nuk kanë bërë asgjë për vlerësimin e figurës së tij.

“A janë këto frytet e miqësisë? Helikopterë, automjete luftarake dhe barrikada? Marrëveshja për miqësi është pemë e helmuar kurse frytet e helmuara i shohim sot. Në shënimin e ditës së lindjes së Goce Dellçevit u pa paaftësia e qeverisë Kovaçevski-Ahmeti të cilën e shohim në të gjitha segmentet në shtetin që po shembet. Dita kur maqedonasit por edhe të gjithë qytetarët e tjerë duhej të tregonin bashkim, kaloi me polarizim, censurë, grumbullim masiv dhe të panevojshëm të policisë dhe ndarje të tjera plotësuese për të cilat përgjegjës drejtpërdrejt janë Kovaçevski dhe Pendarovski”, u shpreh Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

 

LEXO EDHE:

Back to top button