VMRO i sposton protestat para Ministrisë së Jashtme

VMRO-DPMNE-ja protestat sot i vazhdoi para Ministrisë së Jashtme. Deputeti Antonio Milloshovski, tha se pikërisht ky institucion është përgjegjës për negociatat me Sofjen dhe kishte premtuar çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai i bëri thirrje qeverisë që të zbardh marrëveshjen me Bullgarinë. VMRO-ja gjatë fundjavës do të protestojë në Manastir.

Bëjmë thirrje tek institucionet, posaçërisht deri tek Zaev, Dimitrov dhe Osmani, të paraqiten në Kuvend, si shtëpi ku ndodhen të zgjedhurit e popullit dhe atje, përmes deputetëve, ti njoftojmë qytetarët dhe opinionin se për cilat anekse plotësuese negociohet lidhur me Marrëveshjen me Bullgarinë. Por edhe pse opinioni u mashtrua në vitin 2017 se Marrëveshja me Bullgarinë i ka zgjidhur të gjitha kontestet maqedonase-bullgare dhe e ka hapur rrugën drejtë BE-së- deklaroi  Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button