VMRO-ja kthen ligjin për uljen e akcizës së karburantëve
VMRO-DPMNE-ja vlerëson se masat e zbatuara nga Qeveria për uljen e çmimeve të karburanteve nuk japin rezultate prandaj kthejnë me procedurë urgjente në Kuvend propozimin e tyre për uljen e çmimeve të akcizave për burimet e energjisë. Një ditë më parë, propozimi paraprak i ngjashëm i opozitës nuk kaloi filtrin e parë në Kuvend pasi shumica nuk e mbështeti nevojën për ndryshimin e tij, shkruan Alsat.
“Për shkak të modelit të Qeverisë kemi situatë kur Komisioni Rregullator i Energjetikës mblidhet çdo ditë, kemi radhë të gjata dhe karburante të pamjaftueshme në pikat e karburanteve, për shkak të paparashikueshmërisë në çmimet e burimeve energjetike. Prandaj kërkojmë ulje fikse prej 50% të akcizave të dizelit dhe të benzinës. Në mënyrë plotësuese, për shkak të rritjes serioze të çmimeve të metanit dhe gazit për automjete kërkojmë ulje të akcizës për këto burime energjetike prej 4.9 denarë. Me këtë propozim, dizeli do të ulet për 9 denarë, benzina për 12 denarë, kurse metani dhe gazi për 5.5 denarë për litër”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE./Alsat.mk








